Harduer

Teknologjia e së ardhmes, që kupton se kur jeni të etur

Dec 8 2010
0 Shpërndarje
Teknologjia e së ardhmes, që kupton se kur jeni të etur

Firma për hulumtime dhe zhvillime Cambridge Consultants do të shfaq konceptin e saj intrigues “i-dration” në panairin e teknologjisë CES, që do të mbahet brenda disa javëve, dhe në këtë shishe të mbushur me ujë dhe të dedikuar për fitnes, do të ketë gjëra të mira për trupin tuaj. Shishja do të jetë e përkrahur nga një aplikacion që instalohet në celularin tuaj të mençur, ndërsa vet teknologjia në të do të mundësojë matjen e  temperaturës së ambientit, sasinë e lëngut që është derdhur në të dhe vet sasinë e lëngut që është pirë; në anën tjetër celulari, do të përdor akselerometrin e tij për të matur sa po punoni dhe në kombinim me të dhënat e rrahjeve të zemrës përmes një shiriti të vendosur afër zemrës, do të sjellë rezultatet përkatëse.

Pas kombinimit të numrave, aplikacioni do të përcaktojë nëse ju keni mbetur pa H20 dhe nëse keni mungesë të saj, një dritë e kaltër do të pulsojë në shishe. Kjo ndoshta nuk është ndonjë arritje e jashtëzakonshme, pasi bëhet fjalë vetëm për kujdes që të qëndroni të hidratuar si duhet gjatë stërvitjes, por Cambridge po bazohet në promovimin e idesë për vendosjen e sensorëve të rinj dhe të integruar me celularët e mençur, që mund të sjellin deri tek krijimi i “aplikacioneve harduerike”. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>