Analiza

Teknologjia e shëndetit, në xhepat tuaj!

Dec 17 2010
0 Shpërndarje
Teknologjia e shëndetit, në xhepat tuaj!

Një raport i dalë këtë vit tregon efektet negative që të shkakton kalimi i kohës përball ekraneve. Kjo vërtetuar për femijët në nivelin parashkollor dhe ata që janë akoma në shkollë. Studimet kanë treguar se studentët e universiteteve përjetojnë simptoma të “tërheqjes” në qoftë se qëndrojnë më shumë se 24 ore pa kontakt me internetin.

Në një eksperimet të Bournemouth University në U.K. disa prej studentëve iu kerkua që të mos hynin online për një ditë të vetme. Pas kesaj ditë ata treguan se cfare përshtypjesh u la kjo eksperiencë. Një prej studenteve u shpreh se ai kishte zëvendësuar YouTube, Facebook apo Skype me leximin e një libri. Por ai shprehet se ia ndiente shumë mungesën këtyre webfaqeve, dhe pasi shkoi ora 12 e natës ai menjëherë u fut përsëri online.

Por shërbimet online dhe aplikacionet e ndryshme nuk është e thënë se na sjellin vetem pasoja negative. Me anë të celulareve ne tashmë jemi të informuar mbi sëmundje të ndryshme, simptomat e tyre dhe mënyrat si të kurohesh . Në iPhone e shumë celuar të tjerë ka aplikacione për lënien e duhanit, për mënyra se si të mbash trupin në formë, ka llogaritës kalorish apo edhe sugjerime për ushqime të shëndetshme.

Në raste krizash si në tërmetin e Haitit, ndihmat e mbledhura nga sms-të e derguara arritën vlerën prej $2 milion. Pak ditë më parë Bashkia e Shkodrës gjithashtu dërgoi një sms sensibilizues ku gjithsecili mund të kontribuonte me një sms për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet.

Sigurisht rrezatimi i lëshuar nga celularët është akoma një çështje e pa zgjidhur dhe akoma nuk i dimë efektet e tij. Por ama studime të ndryshme kanë nisur. Një studim nisi në Prill i cili do të ndjek 250 000 njerëz për 20 deri në 30 vjet për të zbuluar se si ndikohen ata nga rrezatimet.

Tashmë dhe mjekët po i mbeshtetin celularët. Ata shprehen se potenciali i përdorimit të tyre është shumë i madh. Celularët mund të shërbejnë për të bërë grafi, apo për të bërë testin e shikimit pa nevojën e mjekut. Ata mund të masin tensionin e gjakut, nivelin e kolesterolit apo dhe sasine e glukozës në trup

Celularët kanë kaluar shumë faza që prej krijimit të tyre dhe këto aplikacione që duken kaq të largëta mund të dalin në treg më shpejt nga se mendoni. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>