Lajmet

Telefonat me Firefox OS do të debutojnë në 2013

Feb 25 2013
0 Shpërndarje
Telefonat me Firefox OS do të debutojnë në 2013

Firefox OSNjë vit më parë Mozilla lajmëroi planet e veta për të hyrë në tregun e ngjeshur të smartfonëve në sektorin e sistemeve operative. Fillimisht e quajtur Boot to Gecko, Mozilla e riemëroi më vonë në Firefox OS.

Në Mobile World Congress, Mozilla lajmëroi se smartfoni i tyre i parë me këtë sistem operativ do të dalë më vonë këtë vit.

Në konferencën për shtyp kompania tha se Alcatel, LG dhe ZTE do të nxjerrin gjithashtu smartfonë që do të kenë Firefox OS dhe ka siguruar gjithashtu 17 opratorë të ndryshëm në të gjithë botën për të shitur telefonët e tyre.

E para do të jetë Deutsche Telekom duke shitur Alcatel One Touch Fire në Poloni këtë verë. Shtete të tjera që do të shesin këto smartfonë janë Brazili, Kolumbia, Hungaria, Meksika, Mali i Zi, Serbia, Spanja dhe Venezuela.

Të gjithë smartfonët do të kenë një version të procesorëve Qualcomm Snapdragon.

Mozilla gjithashtu shpjegoi për pjesën e tyre në treg, si dhe mundësinë që do u ofrojnë konsumatorëve për të shkarkuar ose blerë aplikacione të bazuara në HTML5. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>