Ja se si

Telefonatat me video, si dhe kush i mundëson ato?

Dec 30 2010
0 Shpërndarje
Telefonatat me video, si dhe kush i mundëson ato?

3G bën të mundur dhe telefonata me video. Kur do të vi një telefonate me video do të shfaqet në ekranin tuaj një tabele që thotë “doni ta shfaqni me video këtë telefonatë”?

Kjo është një risi ku ju mund të flisni e të shikoni njerëzit tuaj të dashur, të bisedoni me ta në një kohë reale falë teknologjisë 3G. Por jo të gjithë telefonat e mundësojnë këtë shërbim. Për të mundësuar këtë shërbim duhet të hedhim një sy tek telefonat që kanë teknologjinë 3G. Ndër telefonat që mund të përkrahin telefonatën me video mund të përmendim iPhone4, Blackberry, Palm, HTC etj të cilët kryesojnë dhe listën me telefonat smartphome më të mirë të momentit.

FaceTime në iPhone 4

Njerëzit kanë ëndërruar për telefonatat me video dekada me radhë. Tashmë iPhone 4 e ka bërë atë realitet. Me një të shtypur të butonit ju mund t’u thoni përshëndetje fëmijëve tuaj, të shikoni sesi miqtë tuaj argëtohen me historitë tuaja apo të ndani gëzimet tuaja nga çdo cep i globit.

Lajmet e fundit>