Siguri

Telefonave të mençur ju duhet siguri e mençur

Mar 2 2009
0 Shpërndarje
Telefonave të mençur ju duhet siguri e mençur

altLajmi që nuk e befason me askënd është se numri i virusëve të celularëve është në rritje e sipër. McAfee së fundi ka lëshuar një raport për sigurinë e telefonave duke bërë të ditur se prodhuesit tashmë janë të vetëdijshëm për rritjen e çështjeve të sigurisë për celularë.

Më shumë se gjysma e prodhuesve botërorë të celularëve kanë raportuar probleme me përmbajtjet e infektuara, probleme me aplikacionet e palëve të treta si dhe sulme me spamë.

Përdoruesit e telefonave të mençur jetojnë në një botë ku problemet më të mëdha vazhdojnë të jenë sulmet e ndryshme, madje edhe përdoruesit e Apple duhet të jenë të kujsesshëm ndaj phishing scams.

Shumë telefona të mençur janë të pambrojtur edhe në platformat dhe shfletuesit e padepërtueshëm. Kompanitë për siguri janë duke punuar edhe jashtë orarit vetëm e vetëm për të gjetur zgjidhje që do të funksionojnë në telefonat me memorie të kufizuar, jetëgjatësi baterie dhe përpunimit të energjisë.

Shumë nga prodhuesit janë duke u munduar të prodhojnë zgjidhje që nuk do të marrin shumë hapësirë në memorien e telefonit. Një shembull i tillë është edhe AnchorFree Hotspot Shield që prodhon rrjet privat që e merr trafikun e shfletuesve, e enkripton atë si dhe e dërgon atë në serverët VPN dhe ueb. Hotspot Shield nuk ka të ngarkuar asgjë, andaj edhe nuk merr shumë hapësirë të memories, ashtu siç bëjnë shumë pajisje.

 

Lajmet e fundit>