Harduer

Telefonë që kuptojnë gjendjen tuaj emocionale: po i ndërton Microsoft-i

Jul 3 2013
0 Shpërndarje
Telefonë që kuptojnë gjendjen tuaj emocionale: po i ndërton Microsoft-i

Microsoft-i po punon me zhvillimin e një teknologjie smartfonësh të cilët do të arrijnë të kuptojnë gjendjen tuaj të humorit duke e shpërndarë më pas atë me miqtë në rrjetet sociale.

Sipas një artikulli kërkimor të shkruar nga Microsoft Research në Azi, i cili u zbulua fillimisht nga Techworld Australia – tregohet se kompania po eksperimenton me “sensorët e gjendjes emocionale” të cilët mund të kuptojnë se si ndiheni. Kjo teknologji, e quajtur MoodScope – do t’i mundësonte përdoruesve të shpërndanin gjendjen e tyre emocionale me miqtë në kohë reale në rrjete si Facebook-u, etj.

Këta sensorë do të masin gjendjen mendore të përdoruesve duke i klasifikuar ata në gjendjen e tensionuar, të lumtur, të mërzitur, të acaruar, të qetë, të stresuar apo të ekzaltuar. Sipas Microsoft-it, kjo teknologji do t’i ndihmonte njerëzit që ndodhen rreth jush të dinë gjendjen tuaj emocionale para se të flisni me ta, njësoj si të pasurit e avantazheve kur dini se shefi juaj është i nevrikosur.

Kjo do të rriste komunikimin mes njerëzve si dhe do t’i ndihmonte ata të tregonin shumë thjesht se si ndiheshin.

Sipas raportit, Microsoft-i ka ndërtuar tashmë një prototip i cili tregon me rreth 66% saktësi gjendjen emocionale. Në një studim me 32 pjesëmarrës, niveli i saktësisë arriti në 95% pas dy muajve trajnimesh.

Sipas kompanisë, edhe shërbimet e tjera mund të përfitojnë nga kjo teknologji. Për shembull, ofruesit e muzikës si Netflix ose Spotify mund t’u sugjerojnë përdoruesve këngë më të përshtatshme bazuar në gjendjen e tyre emocionale. (PCWorld Albanian)

microsoft tel

Lajmet e fundit>