Analiza

Telefonët inteligjentë do të kushtojnë mese 1000 dollarë në një të ardhme të afërt

Aug 24 2018
0 Shpërndarje
Dhe nëse lideri në segmentin premium është Apple, që ka pas vetes klientë të gatshëm të paguajnë çfarëdo shifre për të pasur në duar modelin e fundit, të tjerët nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të rregullojnë listën e çmimeve vit pas viti, duke i rritur ato me 15 apo 20% që, gjithsesi, nuk është pak. Telefonët inteligjentë do të kushtojnë mese 1000 dollarë në një të ardhme të afërt

Sipas analistëve, çmimet e smartphone, në pak kohë do të arrijnë në 1500 euro dhe në vitet e ardhshme, do të prekin shifrën 2000 euro. Një treg i çmendur, por ndoshta kjo rritje na bën të kuptojmë që të blesh një smartphone të shtrenjtë nuk është më e dobishme

iPhone X është në mënyrë absolute smartphone më i shitur nga Apple që kur ka dalë në treg. Çmimi i lartë, megjithatë, nuk i ka ndalur konsumatorët, që kanë zgjedhur të shpenzojnë më shumë për të pasur në dorë versionin e fundit të tij. Por nuk është vetëm Apple ajo që drejton rritjen e çmimeve. Samsung, Huawei, LG, Google dhe prodhues të tjerë po rrisin çmimet nga viti në vit.

Ai që blen iPhone X, rreth 1200 euro, me siguri do të shpenzonte të njëjtën shifër për të blerë edhe Note apo Galaxy e fundit. Sipas disa analistëve dhe disa faqeve amerikane, jemi vetëm në fillim. Përdoruesit nuk mund të bëjnë dot pa një smartphone dhe nëse evolucioni i smartphone-ve me çmim mesatar është ndalur, modelet premium do të vijojnë të jenë shumë të dëshiruar.

Në vitet e ardhshme, për segmentin premium, çmimet do të shkojnë 1500, 2000 euro ose ndoshta edhe më shumë. Teknologjia në një smartphone nuk vlen gjithë këto para dhe është e qartë se rritja e çmimit nuk ndodh vetëm për arsye teknologjike e as nga inflacioni – kostoja e këtij aseti lidhet se me sa para janë të gatshëm të shpenzojnë përdoruesit për ta blerë.

Dhe nëse lideri në segmentin premium është Apple, që ka pas vetes klientë të gatshëm të paguajnë çfarëdo shifre për të pasur në duar modelin e fundit, të tjerët nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të rregullojnë listën e çmimeve vit pas viti, duke i rritur ato me 15 apo 20% që, gjithsesi, nuk është pak.

Kushdo, përballë një smartphone që mund të kushtojë 1500 euro, do të mendonte se nuk ia vlen të shpenzosh kaq shumë për një produkt që duhet të kushtonte gjysma në një treg jo të çmendur. Dhe, do të kishte të drejtë. Ndoshta kjo rritje drejt pragut të zemërimit nuk është e rastësishme, pasi disave u leverdis që konsumatori të jetë në një gjendje ku blerja e asetit nuk është aspak e përshtatshme.

Nga politika e rritjes së çmimeve, Apple dhe Samsung kanë gjithçka për të fituar, pasi prej vitesh e kanë përgatitur terrenin: duhet të zhvendoset koncepti i smartphone nga “produkti” te “shërbimi”. Blerja e asetit, ashtu siç ka ndodhur në botën e makinave, po shndërrohet në një koncept edhe në botën e telefonisë dhe në sektorë të tjerë. Përballë smartphone-ve shumë të shtrenjtë, këstet fikse mujore janë zgjidhja ideale.

Një zgjidhje që u pëlqen mbi të gjitha atyre që, përveç produkteve, kanë ndërtuar edhe një ekosistem shërbimesh, nëse mendoni për shembull për Apple apo Google. Ka nga ata që paguajnë çdo muaj 30 apo 35 euro, për shembull, për muzikë, asistencë, sigurimin, video apo çdo gjë tjetër. Në pak muaj, lidhja mes atij klienti dhe kompanisë në të cilën paguhet kësti do të jetë e pazgjidhshme – shumë lidhje për t’u thyer, shumë zakone për t’u ndryshuar, kështu nis të bëhesh pjesë e një sistemi prej të cilit nuk mund të dalësh më.

Kur njerëzit të kuptojnë se të shpenzosh 1000 euro për një smartphone është shumë, dhe 1500 euro një çmenduri, askush nuk do të jetë i gatshëm për të blerë, duke kërkuar formula të reja. Dhe sot kompanitë që përveç produktit kryesor, smartphone, mund të krijojnë një kontur shërbimesh atraktive mund të numërohen me gishtat e dorës. /Monitor

Lajmet e fundit>