Analiza

Telefonët më popullor të brendit Lumia do të ngelen pa disa veçori kyçe të Windows 10

Feb 10 2015
0 Shpërndarje
Telefonët më popullor të brendit Lumia do të ngelen pa disa veçori kyçe të Windows 10

lumia-635-2-100354117-largeAta që zotërojnë një telefon Lumia me 512 MB RAM, nuk do të kenë akses në karakteristikat më të fundit të Windows 10.

Aktualisht, gjigandi i softuerit po punon në një version të Windows 10 për telefonët me RAM të limituar, si modelet Lumia 520. Të paktën këtë tha Joe Belfiore në Twitter ditëne djeshme.

Përvec modelit Lumia 520, edhe modelet e vitit të shkuar si Lumia 530, Lumia 630, Lumia 635 kanë 512 MB RAM. Pikërisht janë këto modele janë më të shiturit ndër telefonët Windows Phone. Normalisht, shitja e telefonëve me kosto të ulët i vendos prodhuesit përpara zgjedhjeve të vështira. Zgjedhja në këto modele Lumia është RAM-i prej 512 MB.

Dhe nuk duam të lëmë jasht as Microsoft i cili është përgjegjësi kryesor. Modelet Lumia 530, Lumia 630 dhe 635 u nxorën në shitje në një moment ku 1 GB RAM ishte një standart për telefonët Android. Por menjëherë pas implementimit të brendit të ri të Microsoft, debutuan edhe modelet Lumia 435 dhe Lumia 535 të cilët kanë 1 GB RAM dhe kushtojnë po aq dhe ndoshta edhe më pak krahasuar me modelet 530, 630 dhe 635.

Windows 10 siç ju e dini është një përditësim madhor në telefonët Windows Phone 8 dhe kompjuterat Windows 8.1. Kompania ka bërë të ditur se do të ofrojë një Vëzhgim Teknik të Windows 10 për smartfonët këtë muaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>