Harduer

Telefonët me sistemin Ubuntu Touch mund të vijnë vitin e ardhshëm

Dec 11 2013
0 Shpërndarje
Telefonët me sistemin Ubuntu Touch mund të vijnë vitin e ardhshëm

Xv01-02_18-00-0720_large_verge_medium_landscapeSistemi operativ Ubuntu Touch i Canonical do të vijë për telefonët mobilë të prodhuar nga një prodhues harduerik “misterioz”, sipas një njoftimi të ndërmarrjes.

Duke folur për CNET, themeluesi Mark SHuttlewrth tha që Canonical ka bërë një marrëveshje me një prodhues të smartfonëve për ta vendosur sistemin operativ në pajisje vitin e ardhshëm.

Nëse kjo duket si një diçka që nuk tingëllon zakonshëm, atëherë nuk e keni gabim. Në muajin janar, Canonical premtoi pajisje që do ta përdornin një version të Ubuntu-s në fillim të vitit të ardhshëm.

Sistemi operativ që do ta fuqizonte atë ende “jeton” dhe Shuttleworth tani thotë që ndërmarrja është për momentin në diskutime të nivelit të lartë me të paktën katër prodhues të tjerë madhorë për ta vendosur Ubuntu Touch në ndonjërën nga pajisjet.

Canonical është njëra nga ndërmarrjet që përpiqet për atë që është një betejë shumë e ashpër përgjatë tregut të sistemeve mobile. Sistemi Android i Google dhe iOS i Apple së bashku i kanë pajisjet që përdoren nga shumica e përdoruesve të smartfonëve, ndërsa Microsoft, Blackberry dhe të tjerët e përbëjnë pjesën tjetër.

Canonical i është bashkuar nga ndërmarrjet e tjera, duke përfshirë Samsung-un që ka një sistem operativ të bazuar në Linux, të quajtur Tizen, e po ashtu edhe Mozilla, që lëshoi pajisjet e para me sistemin operativ Firefox në muajin prill. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>