Blog

Telefonët me modemë rrjeti Qualcomm kanë internet më të shpejtë sesa modemët Intel

Jul 24 2018
0 Shpërndarje
Në rrjetin AT&T, Snapdragon 845 ofronte 40% më shumë shpejtësi shkarkimi, 20% më shpejtësi ngarkimi, dhe 20% më pak vonesa transmetimi krahasuar me modemin Intel XMM 7480 prezentë në iPhone e 2017-ës. Telefonët me modemë rrjeti Qualcomm kanë internet më të shpejtë sesa modemët Intel

Nëse raporti i 1 milion analizave të Speedtest.net është i sigurtë, atëherë telefonët Android me procesor Snapdragon 845 janë më shpejtë sesa pajisjet me modemë Intel.

Pa specifikuar pajisjet Apple, të dhënat e Speedtest grumbulluar nga Qualcomm ilustrojnë diferenca të ndryshme shpejtësie mbi rrjetet 4G LTE.

Testimet janë kryer në SHBA, me operatorët AT&T dhe T-Mobile dhe bëhet fjalë për 570,000 dhe 480,000 teste respektivisht.

Në rrjetin AT&T, Snapdragon 845 ofronte 40% më shumë shpejtësi shkarkimi, 20% më shpejtësi ngarkimi, dhe 20% më pak vonesa transmetimi krahasuar me modemin Intel XMM 7480 prezentë në iPhone e 2017-ës.

Në T-Mobile, Snapdragon 845 ishte 53% më shpejtë dhe 32% më pak vonesa transmetimi.

Prej vitesh Qualcomm kishte furnizuar me modemë kompaninë derisa kjo e fundit hapi një padi për tarifat e licencimit.

Edhe pse Qualcomm nuk tregon me gisht drejt Apple, kompania lë të kuptohet se pajisjet me modemë Intel janë më të ngadaltë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>