Harduer

Telefonët me palosje të Samsung duhet të presin deri në 2019-ën

Apr 12 2017
0 Shpërndarje
Me fjalë të tjera telefoni me ekran me palosje nuk vjen përpara 2019-ës pavarësisht planeve për ta bërë realitet përgjatë periudhës 2015-2016. Telefonët me palosje të Samsung duhet të presin deri në 2019-ën

Samsung pritej të prezantonte dy telefonë të rinj të cilët do të kishin ekrane me palosje këtë vit por është shumë herët.

Ky informacion vjen nga South Korea Herald i cili citon shefin e Samsung Display. Sipas raportit telefonët nuk do të komercializohen përpara 2019-ës pavarësisht spekulimeve se këto produkte do të shiteshin duke filluar nga ky vit.

“Duke qenë se trendi aktual i ekraneve pa skaje po pritet mjaft mirë, atëherë kemi mjaftueshëm kohë për të zhvilluar një ekran me palosje,” shprehej ekzekutivi.

Me fjalë të tjera telefoni me ekran me palosje nuk vjen përpara 2019-ës pavarësisht planeve për ta bërë realitet përgjatë periudhës 2015-2016.

Vitin e kaluar Bloomberg raportonte dy telefonë Samsung me ekran me palosje, ndërsa sot është e qartë se Samsung po punon më shumë në perfeksionimin e teknologjisë. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>