Lajmet

Telefonët Samsung u dërgojnë fotot tuaja kontakteve

Jul 4 2018
0 Shpërndarje
Samsung është në dijeni të problemit dhe tha se ka nisur një hetim. Raportimet janë publikuar në Reddit dhe forumet e Samsung. Telefonët Samsung u dërgojnë fotot tuaja kontakteve

Një problem i pazakontë me disa modele telefonësh Samsung bëri që fotot private të përdoruesve të dërgoheshin tek kontaktet t ruajtura në telefon.

Problemi shfaqet tek modelet e fundit përfshirë Galaxy Note 8 dhe Galaxy S9 dhe buron nga aplikacioni Samsung Messages.

Disa përdorues kanë raportuar se foto individuale apo edhe një foto e galerisë së tyre është dërguar tek një kontakt i përzgjedhur rastësisht me anë të SMS-ve.

Samsung është në dijeni të problemit dhe tha se ka nisur një hetim. Raportimet janë publikuar në Reddit dhe forumet e Samsung.

Një përdorues i Reddit pretendon se Galaxy S9+ e tij kishte dërguar tërë galerinë me SMS tek e dashura e tij.

Disa kanë raportuar një përditësim në aplikacionin e SMS-ve i cili aktivizon standardin RCS (Rich Communication Services) i cili gradualisht po implementohet në mbarë botën.

Teknologjia në fjalë është dizajnuar për të zëvendësuar SMS-të si standardi modern i komunikimit dhe është i programuar për të dërguar përmbajtje multimediale. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>