Harduer

Telefonët më të lehtë për tu riparuar të 2016-tës

Dec 28 2016
0 Shpërndarje
Telefonët më të lehtë për tu riparuar të 2016-tës

spiralbinder-2016-2111-044Për mirë apo për keq, shumica e njerëzve nuk mund të shkojnë kund pa telefonin e tyre. Ato janë jeta jonë, një shoqërues i përhershëm, bërësit e selfie për Snapchat. Telefonat tonë kalojnë jetën e tyre në xhepat tonë, në çantat, dhe duart tona. Dhe për shkak se ato shkojnë ku shkojmë ne – edhe disa ambiente nuk janë krejtësisht të përshtatshëm për telefonat, si tualeti – ato kanë tendencën që të prishen më shumë se çdo pajisje tjetër. Në fakt, gjysma e pronarëve të një telefoni të mençur përreth botës kanë thyer ekranin të paktën njëherë.

Për këtë arsye në iFixit çmontojnë kaq shumë telefona. Ato duan të që të zbulojnë sa të lehtë janë për tu riparuar. Në 2016, u çmontuan shumë telefona, nga iPhone 7 deri tek Note 7. Pas çdo çmontimi, ato i vendosën një pikë riparimi duke u bazuar në lehtësinë e riparimit.

LG G5 ishte telefoni më i riparueshëm i viti – duke marrë pikët 8/10. Por Google Pixel dhe iPhone 7 nuk ishin prapa duke u vlerësuar me 7/10 për riparim (edhe pse inxhinierët e tyre thanë se Pixel ishte paksa më i lehtë për tu çmontuar). iPhone SE nuk ishte keq gjithashtu, duke marrë 6/10 pikë.

Telefonat Samsung Galaxy ishin më të vështirët. Samsung Galaxy Note 7 mori vetëm 4 pikë – para se të bëhej thirrja e tyre për bateritë problematike. Sigurisht, nëse bateritë do të kishin qenë lehtësisht të ndërrueshme, Samsung mund të kishte qenë në gjendje që ti lehtësonte pasojat. Samsung Galaxy S7/Edge morën vetëm 3/10. (PCWorld Albanian)

wyzhmrsdouxduzq2

Lajmet e fundit>