Harduer

Telefonët tradicionalë akoma nuk kanë “vdekur”: Microsoft lançon Nokia 215

Jan 6 2015
0 Shpërndarje
Telefonët tradicionalë akoma nuk kanë “vdekur”: Microsoft lançon Nokia 215

nokia-215_single-sim_group-100538724-largeLançimi i një telefoni tradicional në fillim të 2015 mund të duket i çuditshëm, por Microsoft është bindur se akoma ka treg të lirë për depërtimin e Nokia 2015 si një telefon dytësor në disa vend të ndryshme të botës ku elektriciteti mungon dhe buxhetet janë të vogla. Microsoft e quan Nokia 215 si telefonin më koston më të përballueshme i cili është të gjendje të aksesojnë internetin së bashku me integrimin e Facebook dhe Twitter. Ekrani ka një madhësi prej 2.4 inç dhe kamera ka një rezolucion 0.3 megapixel.

Përsa i përket softuerit, telefoni përdor një sistem operativ të serive 30+ i pajisur me shfletuesin Opera Mini dhe Bing Search. Opera ridrejton trafikun e shfletuesit përmes severave të saj duke zvogëluar sasinë e të dhënave që dërgohen në telefon. Kjo është e domosdoshme për një telefon si Nokia 215 i cili ka një shpejtësi maksimale të shkarkimit prej 236.8 kbps përmes standardit EDGE.

Përveç çmimit prej 29 dollarë, telefoni ka një jetëgjatë baterie në modalitetin e “gatishmërisë” prej 29 ditësh. Për njerëz të cilët jetojnë në vende ku mungon elektriciteti, ky telefon përbën një tundim të vërtetë. Arsyeja pse kjo kompani ka zgjedhur të qëndrojë më ketë linjë smartfonësh në rangun e telefonëve buxhetorë është e thjeshtë. Kostoja e zhvillimit përfshi komponentët dhe licencimin e patentave është shumë e lartë për të konkurruar në tregun e telefonëve me kosto shumë të ulët. Kështu që telefonët tradicional nuk do të shkojnë asgjëkundi për momentin.

Dërgesat globale të telefonëve kanë arritur në 459.5 milion ku ndër to janë 140 milion telefonë tradicionalë. Ndryshe nga smartfonët, Microsoft ka vendosur të mbajë markën Nokia në telefonët me kosto të lirë. Nokia 215 do të jetë i disponueshëm në dy variante: me një kartë SIM dhe dy karta SIM. Qytetarët e Lindjes së Mesme, Afrikës, Azisë dhe Europës do të mund të vënë duart mbi këtë telefon. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>