Harduer

Telefoni i ardhshëm i OnePlus do të ketë skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

Sep 11 2018
0 Shpërndarje
Këtë vit kemi parë disa telefonë inteligjentë me sensorë të shenjave të gishtërinjve kryesisht nga Vivo. Telefoni i ardhshëm i OnePlus do të ketë skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

OnePlus konfirmoi se telefoni i ardhshëm i 2018-ës do të ketë një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Kompania e quan teknologjinë Screen Unlock sipas CNET.

Javën e kaluar paketimi i OnePlus 6T u publikua në internet duke konfirmuar dhe këtë veçori të telefonit.

Kutia gjithashtu tregonte se OnePlus 6T do të ngjajë së shumti me Oppo F9 ku “notch” do të zvogëlohet ndjeshëm.

Motoja e telefoni do të jetë: Zblloko shpejtësinë.

Këtë vit kemi parë disa telefonë inteligjentë me sensorë të shenjave të gishtërinjve kryesisht nga Vivo.

I vetmi ngërc me skanerët e rinj është shpejtësia. Ata janë më të ngadaltë se skanerët tradicionalë që gjeni në Samsung, Google Pixel e telefonë të tjerë. /PCWorld Albanian

Tags >

OnePlus
Lajmet e fundit>