Harduer

Telefoni i parë 3G nga RIM: Tërheqës, por…

Jan 28 2009
0 Shpërndarje
Telefoni i parë 3G nga RIM: Tërheqës, por…

Me përmasat 4.5 me 2.6 me 0.55 inç ka pothuajse dimensione të njëjta me paraardhësin e vet BlackBerry Curve 8300 me këndet e thyera dhe sipërfaqen e lëmuar të njëjtë. Me 4.8 ounce (136 gram), Bold i kalon 4 ouncët e Curve.
Bold nuk ka ekran të ndjeshëm në prekje si te iPhone (BlackBerry Storm i ardhshëm do ta ketë), por ofron një tastierë mahnitëse dhe infrastrukturë të përshtatshme për e-mail biznesi, me të cilat BlackBerry është i njohur.
Bold ka gjithashtu jetëgjatësi superiore të baterisë. Në testet tona bateria punoi për 7 orë dhe 56 minuta kohë bisede, më gjatë se telefonat tjerë 3G që kemi provuar.

Por kualiteti i thirrjeve më dëshpëroi. Ndërsa thirrjet drejt telefonave fiks dëgjoheshin mjaft qartë, thirrjet drejt telefonave celularë (në operatorë të ndryshëm) kishin pengesa në sfond. Zërat kishin volum të mjaftueshëm, por jo shumë të qartë.
Tastiera QWERTY e Bold më impresionoi. Tastet e ndërtuar mirë zvogëlojnë rrëshqitjen e gishtave dhe ndarësit e hollë të metaltë ngjajnë me tastet e kitarës të cilat e bëjnë më të lehtë përdorimin e tyre.

Sistemi operativ BlackBerry merr një kthesë gjithashtu. Ndërfaqja duket më e pastër dhe më tërheqëse. Pamja bazë është e ndryshueshme për shkurtesat e aplikacioneve, e quajtur Ribbon. Tasti i menysë ju dërgon në ekranin e aplikacioneve kryesore, i cili është i stërmbushur me ikona të reja të aplikacioneve. Kaloni tek ndonjë ikonë me topin navigues dhe do të hapet një lajmërim duke identifikuar funksionin e asaj ikone.
Telefoni përkrah 3G, tri-band HSDPA dhe bartjen e të dhënave me EDGE. Përmes rrjetit 3G të AT&T, uebfaqet hapen më shpejt, por dhe performanca e Wi-Fi më la mbresa gjithashtu.

Fotografitë dhe videot dukeshin spektakolare në ekranin VGA 480-me-320 piksel. Aplikacioni i muzikës në Bold është mjaft i mirë dhe telefoni ka mundësinë për përdorimin e kufjeve të zakonshme 3.5 mm.
Aparati me 2.0 megapiksela ka blic dhe zoom digjital 5X. Por blici ka një dritë të fortë, duke shkaktuar që fotografitë e bëra në ambiente të mbyllura të dalin jo aq të pastra.
Bold vjen me Mobi4Biz të instaluar, i cili është shërbim i bazuar në abonim për video me pagesë dhe disa lojëra. Për më tepër RIM BlackBerry Storefront që do të lançohet në mars do të ofrojë një treg online për aplikacionet për BlackBerry, ngjashëm me App Store të Apple dhe G1 Android Market të T-Mobile.

 

Lajmet e fundit>