Harduer

Telefoni i parë me çmim të lirë Firefox për herë të parë mbërrin në Indi

Aug 26 2014
0 Shpërndarje
Telefoni i parë me çmim të lirë Firefox për herë të parë mbërrin në Indi

intex-cloud-fx_black-1-e1408997974517Në qershor, Google e deklaroi Indinë si një “fushëbetejë” të re të smartfonëve pasi lajmëroi Android One, që është një bashkësi e platformave të bazuara në Android për telefonët me çmim të ulët që do të shkojnë së pari në Indi. Gjatë të hënës, Firefox, që është një anëtar tjetër në botën e sistemeve operative për smartfonë, lajmëroi në një postim në blog që pajisja e vet me sistemin Firefox do të vijë në telefonin Cloud FX të Intex-it të Indisë, që shitet ekskluzivisht përgjatë Snapdeal.com. Sistemi operativ Firefox është një sistem i ndërtuar tërësisht në HTML5.

Plani i Mozilla-s për një smartfon me çmim të ulët për në Indi ishte raportuar së pari në fillim të muajit qershor, që mbështetet nga komentet nga zyrtari i lartë operativ në Mozilla, Gong Li, që telefonët me çmim më të lartë se 60 dollarë “janë ende shumë të shtrenjtë për shumicën e konsumatorëve në Indi dhe shtetet e tjera në Azinë Juglindore.”

“Lëshimi i Intex Cloud FX shënon fillimin e një periudhe të re të tregut indian të smartfonëve dhe Intex është krenar që është kompania e parë indiane që kupton dhe sjell gjëra për nevojat e tregut. Me lëshimin e Intex Cloud FX, ne synojmë që t’iu mundësojmë masave që të marrin përvojën e smartfonëve sipas çmimit të një telefoni të zakonshëm. Ne jemi të kënaqur që bashkëpunojmë me Snapdeal.com, bashkëpunim që na mundëson që të ofrojmë smartfonin për tërë Indinë me një çmim revolucionar,” tha shefi i marketingut nga Intex, Keshav Bansal në një deklaratë.

Telefoni Cloud FX është ekskluzivisht në dispozicion në Snapdeal.com për rreth 33 dollarë dhe ka sistemin Firefox, një paraqitje prej 3.5 inç, një procesor prej 1 GHz dhe një memorie që mund të zgjerohet deri në 4 GB. Ai po ashtu ofron mundësinë e vendosjes së dy SIM kartelave, ka Bluetooth dhe Wi-Fi, monitorim të brenda-ndërtuar për përdorim të të dhënave dhe mbështetje për disa gjuhë, duke përfshirë Hindi dhe Tamil.

Sa i përket Android One, zëvendës presidenti i lartë i Google, Sundar Pichai, tha në konferencën vjetore të Google që pajisje të tilla mund të kenë një ekran prej 4.5 inç, një radio FM, dy SIM kartela, një kartë SD dhe mund të kenë çmimin prej 100 dollarë, duke e bërë atë më të mirë se sa Cloud FX. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>