Harduer

Telefoni Indian “Lemon” kopjon Windows Phone

Dec 1 2012
0 Shpërndarje
Telefoni Indian “Lemon” kopjon Windows Phone

Windows Phone me siguri ka një origjinalitet të theksuar për sa i përket ndërfaqjes, pasi tani kjo e fundit po kopjohet nga telefona të lirë indianë si ai me 2 karta SIM, Mobile T109.

Normalisht telefona si këto kopjojnë pajisjet Android ose iOS, por kjo është hera e parë që kopjohet një telefon Windows.

Telefoni Lemon ka disa karakteristika interesante, duke filluar nga rezolucioni 480×320, ekranin 3.7 inç dhe deri në baterinë 1200 mAh.

Pajisja gjithashtu ka një kamera 1.3 megapiksel, “King Movie Player”, “2000 Phonebook”, si dhe sigurisht mundësinë për të mbajtur 2 karta SIM.

Kjo pajisje e teknologjisë së fundit është e disponueshme për 55 $ dhe bashkë me të dhurohet një orë dore si dhe një kartë Micro SD 4 GB. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>