Harduer

Telefoni inteligjent Blackphone ofron kontroll mbi privatësinë

Jun 18 2014
0 Shpërndarje
Telefoni inteligjent Blackphone ofron kontroll mbi privatësinë

blackphone-820x420Telefoni inteligjent me emrin Blackphone, i cili ka si funksion kryesor ruajtjen dhe kontrollin e privatësisë së përdoruesit pritet të hidhet në treg brenda tri javësh. Ky telefon vjen si një bashkëpunim i kompanisë Geeksphone dhe Silent Cicle.

Blackphone ka parametra mjaft të larta duke filluar nga procesori me katër bërthama me qark 2 Ghz, ekrani 4.7 inç IPS, RAM 2 GB dhe memorIa e brendshme 16 GB.

Smartfoni do të ketë vetëm një kamerë 8 megapiksel. Çmimi i këtij tij do të jetë 629 dollarë. Kjo shumë mund të jetë e lartë, por kompania tha se ky çmim vjen ngaqë telefoni do të përfshijë disa shërbime si: dy vjet abonim tek kompania Silent Circle , e cila kushton rreth 240 dollarë, tre vjet abonim tek “Friends and Family”, dy vjet do të përfitojnë nga shërbimet e Disconnect VPN (120 dollarë), dhe dy vjet do të kenë hapësirë falas në Spideroak në internet (120 dollarë). Nëse do t’i mblidhnim të gjitha këto, atëherë vlera e telefonit do të arrinte në 1,508 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>