Harduer

Telefoni me palosje i Samsung mund të debutojë në Nëntor

Sep 4 2018
0 Shpërndarje
Kompania për herë të parë eksperimentoi me ekranet OLED që palosen që në 2012-ën. Telefoni me palosje i Samsung mund të debutojë në Nëntor

Samsung do të lançojë një telefon me palosje në fund të vitit. CNBC raportoi se gjatë një interviste me CEO e Samsung Devices DJ Koh, ai la të kuptohej se telefoni mund të debutojë gjatë konferencës së zhvilluesve në Nëntor.

Koh pranoi se telefoni ka rezultuar më i komplikuar për tu zhvilluar sesa kishte parashikuar.

Kompania për herë të parë eksperimentoi me ekranet OLED që palosen që në 2012-ën.

Por Koh nuk dha detaje se çfarë mund të presim nga Samsung.

Në 2014-ën publikoi një koncept sesi duket një telefon me palosje. Reklama kishte në fokus një telefon me ekrane që palosej.

Sipas Wall Street Journal pajisja do të ketë ekran 7-inç. Por Samsung nuk është e vetmja kompania që po investon në këtë drejtim.

Madje LG prezantoi në fillim të vitit një televizor 65-inç OLED. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>