Harduer

Telefoni i ri i HTC-së me procesor Snapdragon 835 dhe ekran pa skaje

Apr 3 2017
0 Shpërndarje
Tashmë telefoni është më pranë se kurrë se më parë dhe mund të rezultojë në një prej telefonëve më të interesant të vitit. Telefoni i ri i HTC-së me procesor Snapdragon 835 dhe ekran pa skaje Photo Source: @evleaks

Edhe përpara se U Ultra të dilte në shitje, HTC kishte premtuar një telefon tjetër i cili fuqizohej nga gjenerata e re e procesorëve Snapdragon 835.

Tashmë telefoni është më pranë se kurrë se më parë dhe mund të rezultojë në një prej telefonëve më të interesant të vitit.

Informacione të reja rreth telefonit dolën në skenë gjatë fundjavës, dhe ndërsa U Ultra zhgënjeu në shumë aspekte, presim që ky telefon të rivendosë HTC në pozitat e një prej prodhuesve të shquar të telefonëve.

Sipas VentureBeat dhe Evan Blass, telefoni do të ketë ekran 5.5 inç i cili bazohet në gjeste të ndryshme për të naviguar ndërmjet ndërfaqeve. Sipas Blass telefoni nuk do të përdorë emrin e koduar Ocean por markën U Ultra.

Kamera e pasme do të ketë sensor 12 megapiksel IMX362 ndërsa ajo frontale 16 megapiksel IMX351. Telefoni do të përmbajë teknologji të avancuara si HDR+, Smart Video Zoom, 3D audio dhe funksion për regjistrimin e zërit me cilësi të lartë.

Ekspansioni në desktop

Një prej veçori më të spikatura të Galaxy S8-ës ishte përdorimi i telefonit si një desktop kur lidhej me një monitor të jashtëm.

Raportohet se edhe HTC-ja ka ndërtuar një teknologji të ngjashme në telefonin e ardhshëm U Ultra. I quajtur Sense Link, do të shërbejë si një urë mes kompjuterit dhe telefonit.

Sipas informacioneve të siguruara, përdoruesit duhet të instalojnë një klient Sense Link në desktop dhe më pas ta lidhin me telefonin e tyre përmes skanimit të një kodi QR.

Problemi i vetëm është se dy pajisjet duhet të jenë të lidhur në një rrjet të vetëm Wi-Fi.

Në brendësi

Telefoni i ri do të fuqizohet nga procesor Snapdragon 835, 6GB RAM dhe 128GB memorje të brendshme. Ekrani Quad HD 5.5 inç pasqyron një Android 7.1 ndërsa bateri ngelet në 3,000 mAh.

HTC do të përfshijë edhe Sense Companion si një prej teknologjive më të rëndësishme të telefonit. Ai është një asistent virtual i cili ballafaqohet me Google Assistant dhe Bixby.

Çmimi dhe disponueshmëria

Në raportin origjinal, Blass thotë se telefoni prezantohet gjatë muajit Prill. Kostoja e tij nu dihet por procesori Snapdragon 835 dhe memorja 128GB do të thotë se duhet të përgatiteni. /PCWorld Albanian

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>