Harduer

Telefoni i ri HTC U Ultra, një epokë e re për kompaninë

Jan 12 2017
0 Shpërndarje
Edhe pse nuk i mungoi vëmendja në 2013-tën me lançimin e modelit të parë One, HTC e ka patur të vështirë të qëndrojë në një ritëm me konkurrentët. Pas disa serish të sukesshme, kompania nuk ka gjetur terren me telefonin më të mirë të saj. Telefoni i ri HTC U Ultra, një epokë e re për kompaninë Photo Source: HTC

Kështu filloi perendimi i një marke të njohur si shumë marka prodhuesish të shquar telefonësh Android.

Por me HTC U Ultra, prodhuesi tajvanez ndjek një drejtim tjetër. Jo më One por vetëm U. Me ekran 5.7 inç Quad HD, procesor Snapdragon 821, 4GB RAM, 64GB memorje të brendshme dhe bateri 3,000 mAh telefoni është një flagship i vërtetë.

Tipar karakteristik i këtij telefoni është ekrani dytësor i ngjashëm me atë të LG V20 i cili vihet në shërbim të kontakteve, aplikacioneve dhe njoftimeve.

 

 

Një kthesë

Ky telefon është më tepër sesa pasardhësi i HTC 10. HTC U Ultra është një ridizenjim masiv i modelit të vitit të kaluar me një kasë të lëmuar me shkëlqim e disponueshme në katër ngjyra: zezë, bardhë, blu dhe pink.

HTC U Ultra, kompania ka qëndruar larg garës së kamerave të dyfishta duke përdorur një sensor 12 megapiksel me teknologjinë “UltraPixel.” Në pjesën ballore HTC ka vendosur një kamër me sensor 16 megapiksel gjithashtu me “UltraPixel” për selfiet më të bukura të prodhuara nga një telefon.

Pavarësisht se telefoni vjen me Nougat, HTC ka sjellur asistentin vetjak virtual  quajtur Sense Companion për të cilin kompania thotë se mëson vazhdimisht nga përdoruesi.

Së bashku me modelin kryesor U Ultra, HTC zbuloi HTC U Play, një model me ekran 5.2 inç 1080p LCD, procesor MediaTek Helio P10, 16 megapiksel kamër të pasme dhe bateri 2,500 mAh.

Me këtë telefon HTC konfirmoi edhe njëherë se marka e re U është pjesë e një transformimi rrënjësor tek biznesi i telefonëve. HTC U Ultra është i gatshëm për tu porositur që nga dita e sotme për 749 dollar. Çmimi dhe data e daljes në shitje për U Play ngelen enigmë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>