Harduer

Telefoni i ri i Huawei ngjan më shumë me një tablet

Aug 1 2018
0 Shpërndarje
Ekrani AMOLED ka rezolucion 1080x220 piksel. Telefoni ak Android Oreo me ndërfaqen EMUI të Huawei. Telefoni i ri i Huawei ngjan më shumë me një tablet

Huawei do të prezantojë një telefon të ri në seritë Honor Note dhe ky model do të ketë ekranin më të madhe të mbarë linjës, pak më pak se 7-inç.

Në 2013-ën ose 2 vite më parë ky do të konsiderohej një tablet.

Por Honor Note 10 nuk është telefoni i parë që thyen barrierën 7-inç por është një tregues i qartë i nevojës për telefonë me ekran më të mëdha, një trend që nuk ka për tu ngadalësuar në vitet e ardhshme.

Telefoni vjen me 6 ose 8GB RAM, procesor Kirin 970, 64GB ose 128GB memorie.

Ekrani AMOLED ka rezolucion 1080×220 piksel. Telefoni ka Android Oreo me ndërfaqen EMUI të Huawei.

Poshtë tij gjendet një bateri 5,000 mAh për të përballuar nevojat e ekranit të madh.

Modeli i kaluar i Note 8 kishte ekran 6.6-inç dhe u lançua në 2016-ën. Edhe Lenovo ka goditur kufirin e 7-inç me modelt Phab.

Në 2013-ën Asus ndërtoi një telefon 7-inç nën markën Fonepad.

Honor Note 10 do të kushtojë 410 dollarë. /PCWorld Albanian

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>