Harduer

Telefoni Samsung me palosje mund të kushtojë afro 1900 dollarë

Jun 14 2018
0 Shpërndarje
Por sa do të kushtojë ky telefon? Sipas burimeve të industrisë, Galaxy X do të kushtojë afro 1,850 dollarë ndërsa prodhimi nis në Nëntor. Telefoni Samsung me palosje mund të kushtojë afro 1900 dollarë

Nuk përbën sekret fakti që Samsung prej kohësh ka punuar për një telefon me palosje.

Megjithatë duket se ky projekt i ka kushtuar goxha Samsung i cili shpreson ta sjellë në treg në 2019-ën.

Gjigandi Korean tregoi një koncept në CES 2018 por me dyer të mbyllura. Pajisja do të quhet Galaxy X sipas CEO së Samsung.

Por sa do të kushtojë ky telefon? Sipas burimeve të industrisë, Galaxy X do të kushtojë afro 1,850 dollarë ndërsa prodhimi nis në Nëntor.

Me një çmim të tillë, Galaxy X me shumë gjasa do të vijë si një edicion i limituar. Shpresojmë që me kalimin e kohës edhe ekranet OLED të kushtojnë më pak.

Ky ekrani mund të arrijë deri në 7.3-inç i hapur dhe 4.5-inç i mbyllur. Kongresi Mobil Botëror mund të jetë destinacionin final i telefonit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>