Lajmet

Telefonia Serbe rikthehet në funksion në Shtërpcë

Apr 27 2010
0 Shpërndarje
Telefonia Serbe rikthehet në funksion në Shtërpcë

Mediat serbe shkruajnë se kryetari i komunës që punon përbrenda sistemit të qeverisë së Serbisë, Zvonko Mihajloviq, ka thënë se sinjali mobil është rikthyer të hënën mbrëma, rreth orës 21:30, por nuk ka qenë në gjendje të elaborojë se si është lejuar rikthimi i rrjetit.

Serbët në Shtërpcë dje kanë mbajtur një protestë kundër shkyçjes së rrjetit të telefonisë mobile serbe në rajon.

Edhe Kryetari legjitim i Komunës së Shtërpcës, Branislav Nikoliq, gjithashtu ka konfirmuar se sinjali i Telekomit të Serbisë është rikthyer në komunë, por nuk dha ndonjë informatë se si u mundësua ky rikthim.
Nikoliq tha për se të hënën është takuar me zyrtarë të KFOR-it për ta diskutuar situatën.

Autoritetet e Kosovës ndërmorën hapa për shkyçjen e stacioneve bazë të “Telekom” dhe “Telenor” që ofrojnë shërbime telefonike ilegale në territorin e Kosovës, gjatë javës që shkoi.

Lajmet e fundit>