Softuer

Telegrafi.com me aplikacion për Android

Sep 2 2010
0 Shpërndarje
Telegrafi.com me aplikacion për Android

Aplikacioni është zhvilluar nga Milot Shala, në kuadër të kompanisë Spartans dhe dizajnuar nga Mentor Paçarada nga kompania interaktive Frakton.

Ky aplikacion u ofron qasje faqes tuaj të preferuar të internetit, për shembull Telegrafi.com, dhe tani e tutje kjo faqe iu ofrohet jo vetëm me anë të kompjuterit, por edhe nëpërmes celularit. Duke pasur parasysh që edhe operatorët lokalë të telefonisë mobile tanimë po ofrojnë qasje në internet me anë të celularit, ju do të mund të përcillni Telegrafin edhe derisa jeni në autobus, duke pirë kafe, e kudo tjetër.

Aplikacioni është i vetmi i këtij lloji dhe pritet që së shpejti ai të ofrohet edhe për platformat tjera softuerike si Symbian/Nokia e Apple iOS. Zhvilluesit e aplikacionit thonë se arsyeja pse Android është përzgjedhur fillimisht është se ai është një sistem i ri i fuqishëm me API (application programming interface) shumë të mirë, i cili do të ofrojë edhe përkrahje shtesë në versionet e tij të radhës.

Ndryshe, zhvilluesi i aplikacionit Milot Shala është inxhinier softueri nga Prishtina ku tashmë zhvillon softuerë kryesisht për pajisje mobile duke përfshirë Android, Symbian dhe Maemo platformat, si dhe mbanë titullin e Bachelor of Sciences në Shkenca Kompjuterike dhe Nokia Certified Qt Developer.

Shala vjen nga kompania 3CIS dhe po ashtu punon në Spartans (Spartansoft), një kompani e cila është e përkushtuar në zhvillim dhe zgjidhje softuerike e specializuar në “agile” teknikat e zhvillimit softuerik. Spartans, ka zhvilluar një aplikacion për celularët me Android, (ku përmes këtij aplikacioni mund të lexohen lajmet drejtpërdrejt nga Android pa pasur nevojë të hyhet në shfletues) i cili mund të shkarkohet drejtpërdrejt nga dyqani online i aplikacioneve për këtë sistem – Android Market. /telegrafi

Lajmet e fundit>