Lajmet

Telegram 4.1 rrit kapacitetet e supergrupeve në 10,000 anëtarë

Jul 3 2017
0 Shpërndarje
Versioni 4.1 i aplikacionit sjell veçori të reja ku ndër to bie në sy numri i shtuar i anëtarëve që mund të bëhen pjesë e supergrupeve. Telegram 4.1 rrit kapacitetet e supergrupeve në 10,000 anëtarë Photo Source: Telegram

Telegram padyshim është një prej platformave më të mira të komunikimit. Është mjeti ynë kryesor dhe i preferuar i komunikimit nisur nga disponueshmëria e tij në disa platforma, që nga Android deri tek Linux.

Versioni 4.1 i aplikacionit sjell veçori të reja ku ndër to bie në sy numri i shtuar i anëtarëve që mund të bëhen pjesë e supergrupeve.

Mbështetja për Android Pay dhe pagesat përmes robotëve si dhe ca mjete të reja për administratorët janë veçoritë e tjera që përmban ky version.

Lajmi kryesor është ai i supergrupeve të cilët do të pranojnë plot 10,000 anëtare. Për të kompensuar këtë numër të lartë, Telegram shtoi disa mjete të reja për menaxhimin e tyre.

Administratorët mund të shtojnë administratorë të rinj dhe tu japin atyre privilegje të ndryshme si përshembull të përcaktojnë se kush mund të shtojë dhe të heqë anëtarë apo të ndryshojë informacionin e grupit.

Gjithashtu administratorët mund të përjashtojnë pjesërisht anëtarët problematik. E thënë ndryshe mund tu kufizojnë të drejtat në grup si: ti ndalojnë dërgimin e përmbajtjeve multimediale apo ti ndalojnë të replikojnë.

Së fundi, administratorët do të kenë në dispozicion një panel informacioni me ndryshimet e reja të aplikuara nga të gjithë administratorët.

Ky panel do të quhet “Recent Actions” dhe do të shërbejë për koordinimin e administratorëve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>