Lajmet

Telegram arrin 35 milion përdorues në muaj

Mar 25 2014
0 Shpërndarje
Telegram arrin 35 milion përdorues në muaj

telegramTelegram lajmëroi sot se ka arritur një tjetër gur kilometrik për përdorimin e aplikacionit, 35 milion përdorues mujorë. Lajmërimi u dha nga Pavel dhe Nikolai Durov, themeluesit e aplikacionit Telegram, ndërkohë që ata ishin në VKontakte.com. Rritja e përdorimit të Telegram filloi që kur mori dhenë lajmi që WhatsApp u ble nga Facebook. Jo vetëm Telegram, por edhe shërbime të tjera të ngjashme të shkëmbimit të mesazheve kanë parë rritje dhe Telegram ka arritur mbi 15 milion përdorues aktivë në ditë. Një tjetër shifër e veçantë është numri 8 miliard që janë mesazhet që janë transferuar vetëm në 30 ditët e fundit.

Rritja është mëse e konsiderueshme në krahasim me herën e fundit që Telegram bëri të ditur shifrat e përdoruesve. Në tetor kishte vetëm 100,000 përdorues aktivë, por në ditën kur WhatsApp u bllokua (disa ditë pasi u shpall blerja nga Facebook) Telegram arriti numrin 5 milion shkarkime në një ditë të vetme.

Ndërkohë, pavarësisht shkarkimeve të shumta, kjo nuk ka shkaktuar arrogancë në stafin e Telegram, por përkundrazi, skuadra e Telegram ka punuar për ta përmirësuar shërbimin si shtimi i opsionit se si të aktivizohen bisedat private, zhdukja e të gjithë çatit në secilën nga pajisjet që komunikojnë, shtimi i mesazheve audio dhe opsioni i shkarkimit të përmbajtjes së mesazheve. Aplikacionet që synojnë të zënë fronin e WhatsApp janë të shumta, ndërkohë që presin rrënimin e këtij të fundit. Ndër ta Telegram duket se ka premisa të forta me plot 14900% rritje në pesë muajt e fundit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Telegram
Lajmet e fundit>