Lajmet

Telegram lançoi thirrjet e enkriptuara me zë në Android dhe iOS

Mar 31 2017
0 Shpërndarje
Qeveritë e vendeve po punojnë shumë në mënyrë që të ndalojnë implementimin e gjërë të enkriptimit. Argumenti i tyre ngelet parandalimi i sulmeve terroriste. Telegram lançoi thirrjet e enkriptuara me zë në Android dhe iOS Photo Source: Telegram

Telegram prezantoi në aplikacionin mobil thirrjet me zë të enkriptuara. Edhe pse kompania është me vonesë me thirrjet me zë, është fokusi i Telegram drejt privatësisë ai që e bën çdo gjë ndryshe.

Qeveritë e vendeve po punojnë shumë në mënyrë që të ndalojnë implementimin e gjërë të enkriptimit. Argumenti i tyre ngelet parandalimi i sulmeve terroriste.

Enkriptimi fundor, një inovacion

Telegram është përpjekur të ruajë linjën e pjesës tjetër të shërbimit, prandaj ndërfaqja është e njohur për të gjithë përdoruesit. Thirrjet me zë në Telegram përmbajnë dy inovacione të rëndësishme krahasuar me konkurrentët: enkriptim fundor dhe kontroll të plotë.

Thirrjet janë të bazuara në enkriptimin fundor i cili u shërben edhe Bisedave Sekrete. Megjithatë Telegram e ka përmirësuar edhe më tutje mekanizmin.

Sa i përket kontrollit, Telegram ofron mjetet e duhura për të vendosur se kush mund tju telefonojë e kush jo. Të dy shërbimet janë të disponueshme në Android dhe iOS që në këtë moment. Për të përfituar nga shërbimi i ri duhet të siguroheni se aplikacioni ka një numër version 3.18. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>