Lajmet

Telegram Messenger lançon pagesat përmes botëve dhe video mesazhet

May 19 2017
0 Shpërndarje
Telegram gjithashtu njoftoi partneritete të reja me një sërë ofruesish pagesash në pjesë të ndryshme të botës. Telegram Messenger lançon pagesat përmes botëve dhe video mesazhet

Ditën e sotme Telegram Messenger lançoi disa veçori të reja ku spikatin dy: blerjet përmes botëve dhe video mesazhet 60 sekondëshe.

Telegram gjithashtu njoftoi partneritete të reja me një sërë ofruesish pagesash në pjesë të ndryshme të botës.

Përdoruesit e Telegram mund të regjistrojnë video mesazhe dhe ti ndajnë në biseda në grupe. Ato janë në formë rrethesh të ngjajnë me ato të Kik.

Nëse përdorni shërbimin Telescrope të Telegram ju mund ti ndani këto video edhe jasht Telegram. Ato mund të ndahen përmes një URL-je unike.

Këto risi vinë në një moment kur Google gjithashtu lançoi pagesat përmes asistentit. /PCWorld Albanian

Tags >

Telegram
Lajmet e fundit>