Lajmet

Telegram Messenger mundëson fshirjen e mesazheve të dërguara brenda 48 orësh

Jan 4 2017
0 Shpërndarje
Telegram Messenger mundëson fshirjen e mesazheve të dërguara brenda 48 orësh

487f95a64006421bd1Një sërë veçorish të reja goditën aplikacionin Telegram ditën e sotme. Në mesin e tyre gjendet një funksionalitet i cili bën të mundur fshirjen e mesazheve të dërguara brenda 48 orësh.

Veçoritë e tjera janë: shkurtimi i url-ve për emrat e përdoruesve dhe mbikëqyrja e konsumit të të dhënave. Këto risi për aplikacionin janë pjesë e versionit 3.16 në Android dhe iOS shkruan kompania në postimin në blog.

73e2f80f96a2db763dSakaq mundësia për të korrigjuar mesazhet është pjesë e Telegram që nga muaji Maj i 2016-tës.

Me rritjen e popullaritet të robotëve të komunikimit, Telegram ka vijuar të bëjë përmirësime të dukshme.

    a3b5e8267344da74b3  09709e87e275222ac3

Konkretisht muajin e kaluar solli robotin IFTTT i cili mund të integrohet me aplikacione të Salesforce, Facebook dhe asistentët dixhitalë të Alexa dhe Google.

Në Tetori Telegram lançoi një platformë blogimi, Telegra.ph ndërsa në Tetor një platformë lojërash në Telegram Messenger ku zhvilluesit mund të publikojnë lojërat e tyre. (PCWorld Albanian)

Tags >

Telegram
Lajmet e fundit>