Blog

Telegram i nënshtrohet vullnetit të Kremlinit

Jun 29 2017
0 Shpërndarje
Themeluesi i aplikacionit Pavel Durov tha se kompania do të regjistrohet në listën e distributorëve të informacionit përpiluar nga qeveria Ruse. Telegram i nënshtrohet vullnetit të Kremlinit

Themeluesi i aplikacionit të enkriptuar të komunikimit Telegram ra dakord të regjistrohej si një kompani në Rusi pas presionit nga autoritetet lokale.

Autoriteti i komunikimeve elektronike Ruse, Roskomnadzor, paralajmëroi me bllokim aplikacionin Telegram nëse nuk pranonte ti nënshtrohej ligjeve lokale mbi të dhënat.

Themeluesi i aplikacionit Pavel Durov tha se kompania do të regjistrohet në listën e distributorëve të informacionit nën mbikëqyrjen e qeverisë Ruse.

Por ai nguli këmbë duke thënë se Telegram nuk do të ndajë me qeverinë Ruse asnjë informacion konfidencial të përdoruesve.

Telegram shquhet për enkriptimin fundor, një teknologji e implementuar nga kompania që nga fillesat e saj me të cilën bënte diferencën me rivalët si WhatsApp, Messenger dhe Viber.

Numëron afro 100 milion përdorues, dhe popullariteti i lartë i fituar nga teknologjia e enkriptimit ka mbërritur edhe tek militantët e ISIS të cilët e përdorin aplikacionin për të planifikuar sulme.

Qeveria Ruse miratoi së fundi një ligj të ri ku kërkonte regjistrimin e të gjitha kompanive që ofronin shërbime elektronike në Rusi.

Telegram kishte refuzuar, një sakrificë e cila për drejtuesit e saj nuk ja vlente nëse do të thoshte humbjen e 6 milion përdoruesve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>