Lajmet

Telegram ofron 200 mijë $ për personin e parë që arrin të thyejë enkriptimin e tij

Dec 19 2013
0 Shpërndarje
Telegram ofron 200 mijë $ për personin e parë që arrin të thyejë enkriptimin e tij

telegram-786x305Shërbimi për dërgim të mesazheve private Telegram është me vetëbesim të madh në enkriptimin e vet sa që është duke ofruar 200 mijë dollarë për personin e parë që arrin ta thyejë atë.

Çmimi do të jepet nga mbështetësi i Telegram dhe themeluesi i VKontakte, Pavel Durov. Në mënyrë që ta fitoni çmimin, do të ju duhet të ndërpritni një porosi ditore mes Pavel dhe vëllait të tij Nikolai për të gjetur një adresë e-maili sekrete.

Më pas ju vetëm duhet të dërgoni një e-mail tek adresa me përmbajtjet e porosisë së enkriptuar, një adresë në bitcoin për pagesë dhe hollësi të shfrytëzimit të arritur.

Për shkak të transparencës, Telegram pret të bëjë publikimin e trafikut të dyshes në kohë reale dhe do të zbulojë çelësat për dekriptim në fund të garës.

Gara duhet të jetë një fitore për Telegram-in, pasi ose do ta forcojë besueshmërinë publike ose do të zbulojë dobësitë që ekzistojnë. Kompania thotë që kurrë nuk do t’iu japë qasje palëve të treta tek të dhënat. (PCWorld Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>