Lajmet

Telekom Albania lançoi aplikacionin e balancës My Telekom në Android dhe iOS

Sep 3 2017
0 Shpërndarje
Kjo lëvizje vjen pas lançimit të dy aplikacioneve të reja së fundit nga Vodafone Albania dhe ALBtelecom quajtur My Vodafone dhe Profili Im. Telekom Albania lançoi aplikacionin e balancës My Telekom në Android dhe iOS

Abonentët e Telekom Albania do të mund të kontrollojnë balancën e minutave, SMS dhe MB më shpejt, më lehtë aplikacionit më të ri të operatorit të dytë më të madh në Shqipëri.

Edhe pse ende nuk është prezantuar zyrtarisht, Telekom Albania publikoi javën e kaluar në dyqanin e aplikacioneve Play Store aplikacionin My Telekom.

Nga data 28 Gusht aplikacioni është i disponueshëm edhe në iOS.

Kjo lëvizje vjen pas lançimit të dy aplikacioneve të reja së fundit nga Vodafone Albania dhe ALBtelecom quajtur My Vodafone dhe Profili Im.

My Telekom është i ngjashëm në funksionalitet me dy homologët dhe përmes tij përdoruesit mund të:

  • Kontrolloni balancën tuaj,
  • Kontrolloni njësitë e mbetura të paketës/paketave tuaja,
  • Shikoni dhe paguani faturën/faturat tuaja apo një faturë tjetër
  • Rimbushni çdo numër Telekom
  • Aktivizoni paketa apo shërbime të ndryshme

Aplikacioni funksionon me Android 4.1 ose më lart dhe iOS 8.0 dhe më lart dhe mund të qaseni në të ose manualisht duke vendosur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin ose në mënyrë direkte nga karta juaj duke përdorur Mobile Data të Telekom Albania. /PCWorld Albanian

Shkarko aplikacionin Android My Telekom: http://bit.ly/2guFt4T

Shkarko aplikacionin iOS My Telekom: http://apple.co/2evtAuT

Lajmet e fundit>