Biznes

Telekom Slovenije mund të shes kompaninë Ipko

Jul 2 2014
0 Shpërndarje
Telekom Slovenije mund të shes kompaninë Ipko

telekom-slovenije-250Telekom Slovenije pritet të privatizohet dhe si pasojë e kësaj, degë të ndryshme të saj pritet të shiten, në mesin e të cilave është dega e këtij telekomi në Kosovë, Ipko, si dhe dega në Maqedoni One.

Burimet për Megamarket tregojnë që nëse Deutsche Telekom do të bënte blerjen e Telekom Slovenije, atëherë me siguri që do të shiste One-in për shkak të garës, pasi është poseduesi i kompanisë më të madhe të telekomunikacionit në Maqedoni, Makedonski Telekom.

Telekom Slovenije më parë e ka konsideruar shitjen e biznesit të vet në Bosnje, Blicnet. Ipko do të mund të shitej, e po ashtu edhe 50 për qind të Gibtelecom. Përfundimisht këto vendime pritet të varen nga strategjia e poseduesve të rinj, kryesisht duke marrë në llogari që këto tregje më pak të zhvilluara duhet të pësojnë rritje ekonomike në vitet e ardhshme.

Afati për paraqitjen e ofertave për 72.5 për qind të Telekom Slovenije është 10 gushti i këtij viti. (PCWorld Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>