Lajmet

Telekomi i Kosovës dërgon fibrat optik në shtëpi

Apr 29 2013
0 Shpërndarje
Telekomi i Kosovës dërgon fibrat optik në shtëpi

Telekomi i Kosovës ka dërguar fijet optike në shtëpitë e konsumatorëve duke i lidhur me rrjetin qendror të fibrave optik, i cili tashmë është i shtrirë në tërë Kosovën.

Projekti për ndërtimin e rrjetit optik është realizuar me sukses në lagjen “Dardania” të Prizrenit duke mundësuar kështu projektin e parë për konsumatorët individual.

Teknologjia e rrjetit të qasjes është FTTH, e tipit point-to-point, që do të thotë se konsumatorët janë të lidhur me fije optike nga shtëpia deri në nyjet agreguese (grumbulluese) të Telekomit të Kosovës. I gjithë rrjeti është i punuar me gypa nëntokësor, që plotëson standardet më të larta teknike për ndërtimin e rrjetave të tilla.

Në këtë rrjet deri më tani janë të lidhur 320 konsumatorë, ndërkohë që nga dita në ditë kërkesat për kyçje janë duke u rritur.

Projekti iu mundëson konsumatorëve të kenë shërbime triple-play (zë, internet dhe TV) si dhe qasje brezëgjerë deri ne 100 Mbit/s, me mundësi që në të ardhmen këto kapacitete të arrijnë deri në 1Gbit/sec.

Telekomi i Kosovës gjatë këtij viti do të realizojë edhe projekte të tjera të kësaj natyre, të cilat i arrijnë standardet evropiane për ofrimin e internetit të shpejtë, stabil dhe shumë kualitativ. (PCWorld Albanian)

Telekomi i Kosoves

Tags >

ptk
Lajmet e fundit>