Biznes

Telekomi i Kosovës me turbo ofertë

Jul 4 2012
0 Shpërndarje
Telekomi i Kosovës me turbo ofertë

Telekomi i Kosovës ka lansuar ofertën më të re të quajtur Turbo Ofertë që përfshinë kombinimin e katër shërbimeve të ofruara nga TiK siç janë: TiKtv,TiKon, TiKtel dhe thirrje në Vala.

Pakoja e re e Telekomit përfshinë ofertën e televizionit kabllor me programe atraktive, internet 4 herë më të shpejt, deri 10,000 minuta bisedë falas në rrjetin e Telekomit te Kosovës, dhe 400 minuta falas thirrje në Vala -me 4 numra që ju i përzgjedhni.

Pas shpenzimit të minutave falas nga TiKtel në Vala, të gjitha thirrjet tjera nga telefoni fiks do të tarifohen me vetëm 4 centë për minutë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>