Blog

Telekomi i Maqedonisë zgjeron rrjetin 4G LTE në të gjithë vendin

Jun 15 2017
0 Shpërndarje
Telekomi i Maqedonisë - Makedonski Telekom - adoptoi markën T të Deutsche Telekom në Korrik të 2015-ës, njëherazi edhe me kalimin e AMC-së Shqiptare në T. Telekomi i Maqedonisë zgjeron rrjetin 4G LTE në të gjithë vendin Photo Source: Telekom

Telekomi i Maqedonisë, në pronësi të markës ekselente Deutsche Telekom, tha se rrjeti i saj i internetit me shpejtësi të lartë 4G shtrihet në të gjithë vendin.

Kompania gjithashtu ofron një aplikacion të quajtur Telekom NetTest me të cilin përdoruesit mund të matin shpejtësinë dhe cilësinë e internetit 4G.

Aplikacionin mund ta shkarkoni në Android dhe iOS. Për të festuar këtë arritje, Telekomi do të ofrojë dyfishin e sasisë së internetit në pakot aktuale me kontratë dhe Magenta 1.

Telekomi i Maqedonisë – Makedonski Telekom – adoptoi markën T të Deutsche Telekom në Korrik të 2015-ës, njëherazi edhe me kalimin e AMC-së Shqiptare në T.

Shërbimet e para 4G i filloi në Dhjetor të 2013-ën në Shkup. Rrjeti 4G u përmirësua më tej në 2015-ën me kapacitete deri në 220 megabit për sekond. Atë kohë 45% e territorit të Maqedonisë dhe 70% e popullsisë mbulohej me këtë shërbim.

Telekomi i Maqedonisë është operatori i dytë mobil më i madh në vend. Kompania humbi vendin e parë pas bashkimit të One me Vip në një konsorcium drejtuar nga Telekom Austria me 55% të aksioneve dhe Telekom Slovenije me 45% të aksioneve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>