Lajmet

Telenor: Ndalimi i aksesit në Facebook në Tajlandë u urdhërua nga qeveria

Jun 10 2014
0 Shpërndarje
Telenor: Ndalimi i aksesit në Facebook në Tajlandë u urdhërua nga qeveria

fb-mob-786x305Muajin e kaluar u përhap një panik në Tajlandë kur aksesi në Facebook u ndërpre përmes ISP-ve madhore në vend dhe operatorëve mobil për 40 minuta. Përveç kërcënimeve që përsëriteshin me qëllim bllokimin e rrjeteve sociale si rezultat i mesazheve kritikuese ndaj Qeverisë Ushtarake, çdo gjë u përshkrua si një “problem teknik”, por që mesa duket çdo gjë ka qenë e qëllimshme sipas një komenti nga një operator. Telenor, Kompania Norvegjeze e Telekomunikacionit e cila ka në pronësi operatorin vendas në Tajlandë, DTAC, pranoi në një qëndrim për TheNextweb se kërkesa nga Qeveria e kishte detyruar të ndalonte aksesin në Facebook.

“Telenor Group mund të konfirmojë se ditën e Mërkure më 28 Maj DTAC mori një njoftim rreth orës 15:00 me orën lokale nga Komisioni Kombëtar I Transmetimeve dhe Telekomunikacionit për të ndaluar aksesin në Facebook përkohësisht. Ky ndalim, i cili u zbatua rreth orës 15:35, preku rreth 10 milion përdorues të Facebook-ut dhe njëkohësisht konsumatorë të Dtac. Telenor Group beson në një komunikim të hapur dhe të lirë dhe kundërshton të tilla veprime që mund të kenë impakt mbi popullin tajlandez”.

Aksesi në Facebook u rikthye afërsisht rreth orës 16:30 me orën lokale. Operatorët e tjerë tajlandez nuk kanë pasur të tilla qëndrime të hapura për shtypin, por nëse DTAC i ishte imponuar me forcë diçka e tillë me padyshim edhe operatorëve tjerë. Kundërpërgjigja ndaj këtyre veprimeve në Tajlandë ishte shumë e fuqishme saqë ushtria tajlandeze mohonte çdo gjë që mund ta përfshinte atë në këto veprime gjatë një dalje në shtyp edhe pse kundërshtonin fuqishmit mesazhet kritikuese ne median sociale.

Media lokale në vend pretendon se qeveria ka në plan të ndërtojë një portë hyrje të internetit të vetme me qëllim që ta kontrollojë më lehtësisht dhe më pas të censurojë pa qenë nevoja e detyrimit të operatorëve në rastin e lartpërmendur. Mbetet për tu parë nëse është e mundur ndërtimi i një porte të vetme duke pasur parasysh kompleksitetin që karakterizon internetin e ditëve të sotme në infrastrukturën e këtij vendi, por që një gjë është e sigurtë. DTAC dhe të tjerë operatorë do të jenë transparentë në lidhje më kërkesa të tjera të qeverisë për bllokimet e ngjashme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>