Harduer

Telepathy, konkurrenti i drejtpërdrejtë i Google Glass, vjen më herët në treg

Apr 26 2013
0 Shpërndarje
Telepathy, konkurrenti i drejtpërdrejtë i Google Glass, vjen më herët në treg

Ç’kuptim ka një teknologji e madhe si Google Glass pa pasur pak konkurrencë? Ndërmarrësi nga Tokio, Takahito Iguchi, ka krijuar një pajisje kompjuterike të quajtur Telepathy One, e cila ka një kamera, një ekran të vogël si dhe pjesën tjetër në formë treçerek rrethi.

Pajisja ngjan si një alternativë më e lirë për projektin e shumëpritur Google Glass.

Iguchi dhe skuadra e tij shfaqën për publikun dy prototipe gjatë një konference për shtyp në Nju Jork. Ashtu si Google Glass, edhe kjo pajisje ka një “ekran” në syrin e djathtë të përdoruesit.

Është jashtëzakonisht e lehtë, por ajo që është e vështirë është gjetja e pozicionit të përshtatshëm për vendosjen e duhur rreth kokës.

Qëllimi kryesor i pajisjes, u shpreh Iguchi, është shpërndarja e videove si dhe momenteve private në kohë reale, të gjitha këto duke përdorur një pajisje “me stil dhe tepër interesante”.

Iguchi e përshkroi gjithashtu Telepathy si një projekt ende në fazat fillestare. Detaje të tjera mbi çmimin apo kostot nuk u dhanë qartazi, megjithatë ai u shpreh se synojnë që ta përfundojnë zhvillimin e produktit dhe lançimin e tij para fundit të vitit.

Ai theksoi gjithashtu se çmimi, edhe pse nuk është vendosur ende, do të jetë më i ulët se ai i Google Glass. (PCWorld Albanian)

telepathy

Lajmet e fundit>