Lajmet

Televizorët e mençur Philips janë të ekspozuar ndaj sulmeve Wireless

Mar 30 2014
0 Shpërndarje
Televizorët e mençur Philips janë të ekspozuar ndaj sulmeve Wireless

hdtv_on_wall-100119093-largeVersioni më i fundit i kodit në disa modele televizorësh të mençur Philips, hap një rrjet të pasigurtë wireless, duke u krijuar mundësi sulmuesve në të njëjtin rrjet, duke kontrolluar televizorin dhe realizuar akte të paautorizuara. Kërkuesit nga firma Revuln kohët e fundit kanë publikuar një video duke treguar se çfarë mund të bëjnë hakerat pasi ata ndërlidhen me një rrjet Wi-Fi të pasigurtë Televizorësh Philips.

Sulmet e mundshme janë: aksesimi i të dhënave të konfigurimit të Televizorit; aksesimi i të dhënave të pajisjeve USB të lidhura me TV, transmetim video, audio dhe imazhesh në TV, kontrollomi i TV përmes një aplikacioni remote dhe vjedhja e informacioneve nga shfletuesi i TV-së.

Rrjeti i pa sigurtë hapët përmes Miracast, një veçori që aktivizon mundësinë e dërgimit të të dhënave në TV përmes desktopëve, tabletëve, telefonëve dhe pajisjeve të tjera. Televizorët Philips që kanë kodin e rrezikshëm hapin një rrjet wireless më një identifikues që fillon më tekstin “DIRECT-xy” dhe mund të aksesohet me një kod, pretendojnë hulumtuesit e sigurisë së.

Kërkuesit testuan një TV Philips 55PFL6008S, por duhet të dini se shumë modele të vitit 2013 janë gjithashtu të prekura nga i njëjti problem me kodin. Për shembull modelet, 47PFL6158, 55PFL8008 dhe 84PFL9708 përdorin të gjithë të njëjtin kod, megjithëse kanë madhësi të ndryshme të ekranit.

Gjithsesi edhe sikur të rregullohet kjo dobësi, rrjeti i pasigurtë Miracast mund të aktivizojë sulme të tjera, si transmetimi i përmbajtjeve video dhe audio ose edhe kontrolli i TV përmes aplikacioneve të jashtme. “Ne e njohim dhe jemi në dijeni të këtij problemi sigurie siç ka raportuar ReVuln duke bërë Miracast si përgjegjës kryesor për këtë dobësi, në televizorët Philips” tha Eva Heller, drejtoreshë e komunikimeve globale tek TP Vision, një ndërmarrje e përbashkët mes Philips dhe TPV Technology që prodhojnë dhe shesin televizorë të brandit Philips.

Ajo citoi më pas: “Ekspertët tanë po punojnë për të rregulluar këtë dobësi në siguri”. TP rekomandon që në këtë rast për momentin duhet të çaktivizohet veçoria Miracast. Për ta bërë këtë duhet të navigoni tek Setup, Select Network Settings, dhe më pas tek menuja Wi-Fi Miracast duke zgjedhur opsionin OFF. (PCWorld Albanian)

Tags >

Philips
Lajmet e fundit>