Harduer

Televizori 4K 85″’ i Samsung gati për porosi me çmim 40 mijë $

Mar 21 2013
0 Shpërndarje
Televizori 4K 85″’ i Samsung gati për porosi me çmim 40 mijë $

samsung-85-inch-4kTelevizori 85″ ultra high definition i Samsung, me emrin e koduar UN85S9 është gati për porosi duke filluar nga çmimi 40 mijë dollarë.

Me 8,294,400 piksela dhe një sistem audio 120 vat, televizori “monstër” i kompanisë koreane u prezantua fillimisht në CES në janar.

Në të u vu re një efekt shumë ndryshe i pamjes, e cila katërfishon efektin 1080p, duke e çuar rezolucionin në 4K.

Me çmimin 40 mijë dollarë, kjo është pajisja më e shtrenjtë e kompanisë koreane. Porositë do të jenë të disponueshme për tu bërë në fundin e muajit marsi, bashkë me binjakun e vet, versionin 110″.

Përveç lajmërimit të televizorit gjigand, zv. Presidenti i Samsung Joe Stinziano, foli dhe për 3 aplikacione të reja për t’iu shtuar Smart TV: Fox, Spotify dhe Univision. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsungTV
Lajmet e fundit>