Harduer

Televizori 65-inç me rrokullisje i LG ngjan me një gazetë gjigande

Jan 9 2018
0 Shpërndarje
Ekrani OLED është thjeshtë i mrekullueshëm me ngjyra të mprehta dhe vibrante po aq i bukur sa edhe portofoli tjetër OLED. Televizori 65-inç me rrokullisje i LG ngjan me një gazetë gjigande

CES është padyshim një prej panaireve më ekstravagante të teknologjive të reja në zhvillim dhe linja e televizorëve OLED të LG ka ekstravagancën e duhur sa për të qenë pjesë e tij.

Televizori i ri vjen për të pasuar modelin 18 inç rrokullisje, vetëm se tani është 65 inç dhe ka rezolucion 4K.

I parë nga afër, diferencat mes një paneli me rrokullisje dhe një paneli standard thuajse nuk ekzistojnë fare.

Ekrani OLED është thjeshtë i mrekullueshëm me ngjyra të mprehta dhe vibrante po aq i bukur sa edhe portofoli tjetër OLED.

Televizori mund të ndryshojë raportin nga 16:9 në 21:9 duke ua mundësua të shijoni videot super të gjëra.

Çmimi dhe disponueshmëria mbeten për tu mësuar dhe aktualisht është vetëm një prototip. /PCWorld Albanian

Tags >

LGOLED
Lajmet e fundit>