Lajmet

Televizori i Google Fiber TV sjell kanalet e para 3D: 3net dhe kanalin sportiv ESPN3D

Mar 8 2013
0 Shpërndarje
Televizori i Google Fiber TV sjell kanalet e para 3D: 3net dhe kanalin sportiv ESPN3D

Google të enjten lajmëroi se Fiber TV ka kanalet e para 3D, 3net dhe ESPN3D. Kanali i parë mund të gjendet direkt ndërsa për të aksesuar të dytin duhet të regjistrohesh tek Google.

Arsyeja për këtë është se 3net mund të shihet nëpërmjet abonimit të planit Gigabit+TV të Google i cili kushton 120 $ në muaj, ndërsa kanalin e dytë do të mund ta shihni nëpërmjet pagimit të 5 $ në muaj plus taksën.

3net karakterizohet nga një librari e shumllojshme me programe origjinale 3D, duke përfshirë histori, dokumentare, aksion apo aventura, fëmijë dhe familje, stil jetese, kuzhinë, koncerte, filma, seri dhe të tjera.

Ndërsa ESPN3D mund të cilësohet si kanali sportiv dhe është për ata që janë të interesuar mbi lojërat.

Një shkrim prej Google:

“E kemi thënë dhe e mbështesim edhe sot, qëllimi ynë është të sjellim cilësi të përmirësuara të Google Fiber TV. Edhe falë kapacitetit të Fiber, ne mund të përfshijmë dhe disa mjete dhe funksionalitete që do ta bëjnë vëzhgimin në televizor edhe më interesant.”

Duhet të kemi parasysh që na duhen edhe pajisje si syze 3D, një kabëll televizioni 3D dhe patjetër një televizor Google Fiber. Adabtimi i televizorëve 3D është i ngadaltë për shkak të kostos së lartë dhe mundësive të kufizuara.

Çfarë duhet të presim nga Apple TV

Për shkak të këtyre kufizimeve tregu do të jetë i vogël. Ne mendojmë se njerëzit që do tërhiqen nga ky investim mund të jenë më shumë se 100, por më pak se 1000. (PCWorld Albanian)

N

Lajmet e fundit>