Lajmet

Telly, aplikacion për editimin e videove në iOS

Mar 18 2013
0 Shpërndarje
Telly, aplikacion për editimin e videove në iOS

Telly është një aplikacion për editimin e videove që mundëson regjistrimin dhe ndarjen e tyre me miqtë.

Gjithashtu mund të shihni video të famshme të postuara në Facebook, Twitter ose në rrjetin e Telly-t. Telly paraqet videot e postuara nga miqtë tuaj në Facebook, Twitter ose përdoruesit e tjerë të këtij aplikacioni. Nëse ju ndiqni (follow) profilet e artistëve, figurave të famshme të sportit apo televizionit në Twitter atëherë Telly paraqet të gjitha videot e postuara në profilet e tyre.

Me pak fjalë në varësi të miqve dhe personave të markuar si të preferuar ju do të keni një vend ku do mund të shihni videot më të famshme në ueb. Për të shfletuar sa më shpejt këto video ju mund të ktheni tërthor pajisjen tuaj iOS dhe të shihni me radhë automatikisht çdo video.

Për të kaluar në videon tjetër mjafton që të rrëshqisni gishtin mbi ekran. Ka një ndërfaqe të përshtatshme për të dy funksionet e aplikacionit: shikimin e videove dhe ndarjen e tyre me miqtë.

Me Telly është e mundur që të regjistroni video pafund pa u limituar nga kohëzgjatja e tyre dhe mund të shtoni efekte të thjeshta në to ose muzikë për ta bërë unik dhe të këndshëm për syrin.

Efektet mund t’i aktivizoni para se të filloni regjistrimin. Me kombinimin e filmit të regjistruar, efektet në të si dhe muzikën në sfond mund të realizoni krijime shumë interesante.

Aplikacioni që ju lejon ta bëni videon tuaj Harlem Shake

Videot që keni regjistruar përveç se mund ti publikoni në rrjetet sociale mund të përzgjidhni dhe opsionin e publikimit të tyre vetëm në rrjetin e Telly-t. (PCWorld Albanian)

telly

Tags >

iOSvideo
Lajmet e fundit>