Lajmet

Tema e errët e Youtube vjen në Android

Sep 7 2018
0 Shpërndarje
Tema e errët e Youtube vjen në Android

YouTube është duke lançuar modalitetin e errët për Android. Përdoruesit e Reddit raportojnë se versioni i YouTube 13.35.51 është i pajisur me mundësi për të aktivizuar ose çaktivizuar modalitetin e errët.

Google njoftoi së pari se do të lëshonte versionet e modalitetit të errët të aplikacioneve të tij mobile në Mars, dhe shenjat e para të këtij opsioni të YouTube në Android u panë në Korrik. Kompania gjithashtu shkroi këtë javë se do të vinte në Android së shpejti.

9to5Google thekson se nëse nuk po shihni ende përditësimin, provoni të mbyllni aplikacionin nga menuja juaj Më të fundit dhe më pas ta rifilloni. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>