Lajmet

Tema e errët për Youtube vjen në aplikacionin Android

Jul 29 2018
0 Shpërndarje
Nisur nga numri i lartë i përdoruesve që raportuan, besohet se është debutimi zyrtar i funksionalitetit. Tema e errët për Youtube vjen në aplikacionin Android

Vitin e kaluar Youtube u pajis me një temë të errët ndërsa tani Google bëri të ditur se do të jetë e disponueshme edhe në iOS dhe Android.

Këtë lajm kompania e dha në muajin Mars por ishte shumë larg debutimit. Pas një pritjeje të gjatë duke se Youtube e ka gati këtë opsion për Android të paktën.

Ditën e djeshme u raportua në Reddit se tema e errët kishte nisur të aplikohej automatikisht.

Nisur nga numri i lartë i përdoruesve që raportuan, besohet se është debutimi zyrtar i funksionalitetit.

Përdoruesit do të kenë mundësi të ç’aktivizojnë manualisht këtë opsion. Për ta gjetur drejtohuni tek Settings – General – Dark Theme. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>