Lajmet

Temple Run, loja me më shumë përdorues në botë

Jun 5 2014
0 Shpërndarje
Temple Run, loja me më shumë përdorues në botë

gsmarena_001Loja e famshme Temple Run ditën e djeshme ka arritur një shifër rekord prej 1 miliardë shkarkimesh gjithsej në të gjithë botën. Kompania Imagine Studios, e cila ka meritat për krijimin e kësaj loje ka dhënë disa statistika mbi përdoruesit e Temple Run.

Bëhet e ditur se 60% e përdoruesve të serive së lojës Temple Run janë femra, ndërsa 40% janë meshkuj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë 21% të shkarkimeve, ndërsa Kina përfshin 36% të shkarkimeve të kësaj loje, kurse pjesa tjetër e globit përfaqëson 43% të shkarkimeve totale. Telefonët inteligjentë ku është shkarkuar kjo lojë kanë qenë më së shumti ato me sisteme operative Android, iOS dhe Windows. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>