Biznes

Tencent bëhet kompania e parë Kineze me vlerë prej 500 miliard dollarësh

Nov 20 2017
0 Shpërndarje
Aplikacioni i kompanisë dhe rrjeti kryesor social në Kinë WeChat po arrin 1 miliard përdorues. Por është biznesi i lojërave në zemër të suksesit të Tencent. Tencent bëhet kompania e parë Kineze me vlerë prej 500 miliard dollarësh

Tencent është bërë kompania e parë Kineze me një vlerë tregu prej më shumë se 500 miliard dollar.

Aksionet e kompanisë 19 vjeçare me shpejtësi menjëherë pas këtij lajmi duke u vlerësuar me 53 dollar. Rivali më i afërt është Alibaba, firma e dytë Aziatike më e madhe me vlerë prej 474 miliard dollarësh.

Hyrja në klubin e kompanive gjysmën trilion dollarëshe pjesë e të cilës janë Apple, Alphabet, Facebook, Microsoft dhe Amazon erdhi një javë pasi Tencent publikoi një raport financiar të shkëlqyer me 2.7 miliard dollar fitim dhe 9.8 miliard dollar të ardhura.

Fitimi në terësi u rrit me 69% falë biznesit të lojërave. Aksionet e Tencent thuajse janë dyfishuar në 12 muajt e fundit falë raporteve impresionuese financiare.

Që nga Marsi i 2014-ë vlera e Tencent është trefishuar kur vlerësohej me 150 miliard dollar dhe kalonte Intel atë kohë.

Aplikacioni i kompanisë dhe rrjeti kryesor social në Kinë WeChat po arrin 1 miliard përdorues. Por është biznesi i lojërave në zemër të suksesit të Tencent.

Clash of Clans dhe League of Legends u blenë vitin e kaluar ndërsa loja Honour of Kings ishte ndër titujt më të suksesshëm. /CIO Albanian

Tags >

Tencent
Lajmet e fundit>