Biznes

Tencent blen 28 % të aksioneve të kompanisë koreano-jugore CJ Games për 500 milion $

Mar 27 2014
0 Shpërndarje
Tencent blen 28 % të aksioneve të kompanisë koreano-jugore CJ Games për 500 milion $

screen-shot-2014-03-26-at-6-47-00-pmTencent, zhvilluesi i aplikacionit WeChat, ka njoftuar se do të paguajë 500 milion dollarë për 28 % të aksioneve të CJ Games. Transaksioni do ta bëjë kompaninë Tencent investitorin e tretë më të madh në sektorin e lojërave elektronike në Korenë e Jugut dhe do ta ndihmojë të përhapë më shumë biznesin e saj të lojërave mobile në mbarë botën. Tencent aktualisht është kompania më e madhe në Kinë e lojërave të integruara online. Investimi në CJ Games, që do të përfshijë edhe blerjen e portalit online të lojërave Netmarble si pjesë e marrëveshjes, është më i madhi në një seri lëvizjesh që po bën Tencent për të forcuar pozitat e saj konkurruese ndaj Alibaba, teksa vetë kompania po bëhet gati për të hyrë në bursën amerikane.

Në tre muajt e fundit, Tencent ka marrë 15 % nga JD.com, një nga kompanitë e-commere më të mëdha në Kine dhe një konkurrent direkt i Alibaba, duke lançuar një platformë të hapur mobile për zhvilluesit dhe duke investuar 195 milion dollarë në logjistikë në qytetin jugor të Kinës. Rivalë të tjera janë Baidu, themeluesit e motorit kërkimor më të madh në Kinë, dhe Sina.

Në një qëndrim publik, Martin Lau, presidenti i Tencent, tha: “CJ Games është një zhvillues lider dhe një botues në Kore dhe përtej Oqeanit me shërbime shumë të gjetura dhe të goditura në portofolin e saj. Bashkëpunimi ynë kombinon CJ Games dhe aftësitë e pashoq të zhvillimit të lojërave mobile, bashkë me aftësitë e fuqishme të Tencent në publikimin dhe mundësitë e shumta të operimit në Kinë”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>